Sipas Kombeve tw Bashkuara, “përshkallëzimi i armiqësive” në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, po çon mijëra civilë në Rafah.
“Në ditët e fundit, mijëra palestinezë kanë vazhduar të ikin në jug, i cili tashmë po pret mbi gjysmën e popullsisë së Gazës prej rreth 2.3 milion njerëz. Shumica jetojnë në struktura të improvizuara, tenda ose jashtë. Rafah është një tenxhere me presion. dëshpërimi dhe ne kemi frikë për atë që vjen më pas”, thuhet nw njoftimin e OKB-sw.
Derisa civilët ikin në Rafah duke kërkuar siguri, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se ushtria izraelite do të synojë zonën pasi të arrijë misionin e saj në Khan Younis.