1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

OKB për marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia të realizojnë detyrimet e marra

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në të cilën mëton të anëtarësohet Kosova, ka mirëpritur zhvillimet e fundit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Antonio Guterres duke përshëndetur deklaratën e BE-së për marrëveshjen e arritur në Ohër, pret nga palët të realizojnë detyrimet e marra.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpret deklaratën e fundit nga Bashkimi Evropian për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes që çon në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.

Ai tha se është e rëndësishme që tani palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve.

“Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje në reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) cituar nga zëdhënësi Farhan Haq.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.

Anëtarësimin e Kosovën në OKB e ka penguar Rusia për shkak të së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img