-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

OKB: Palët ndërluftuese të Sudanit nuk kanë respekt për normat e luftës

I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Sudan, Volker Perthes, ka deklaruar se palët ndërluftuese të Sudanit vazhdojnë luftën e tyre pa marrë parasysh ligjet dhe normat e luftës, transmeton Anadolu.

Gjatë një bisede me mediat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Perthes tha se shtëpitë, dyqanet, vendet e kultit, si dhe instalimet e ujit dhe të energjisë elektrike janë shkatërruar ose dëmtuar.

Kombi afrikan i goditur nga konflikti për javë të tëra është përfshirë nga dhuna midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Perthes njoftoi se mbi 700 njerëz janë vrarë, përfshirë 190 fëmijë, ndërsa 6 mijë të tjerë janë plagosur.

Sipas shifrave të OKB-së, mbi 1 milion janë zhvendosur dhe mbi 840 mijë kanë kërkuar strehim në zonat rurale dhe shtete të tjera, ndërsa 250 mijë të tjerë kanë kaluar kufijtë sudanez.

“Etnizimi në rritje i konfliktit rrezikon të përfshijë vendin në një konflikt të zgjatur, me implikime për rajonin. Përgjegjësia për luftimet qëndron tek ata që po e zhvillojnë atë çdo ditë, udhëheqja e të dy palëve që ndajnë përgjegjësinë duke zgjedhur për zgjidhjen e konfliktit të tyre të pazgjidhur në fushën e betejës dhe jo në tryezë. Është vendimi i tyre që po shkatërron Sudanin dhe ata mund t’i japin fund”, paralajmëroi i dërguari i OKB-së në Sudan.

Mosmarrëveshjet në Sudan u nxitën midis dy palëve për integrimin e RSF-së në forcat e armatosura, një kusht kryesor i marrëveshjes së tranzicionit të Sudanit me grupet politike.

Sudani ka qenë pa qeveri funksionale që nga vjeshta e vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në një lëvizje të cilësuar nga forcat politike si një grusht shtet.

Periudha kalimtare, e cila filloi në gusht të vitit 2019 pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, ishte planifikuar të përfundojë me zgjedhjet në fillim të vitit 2024. /Abc news

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img