OKB: Në Idlib të Sirisë kanë ndodhur krime lufte

37
Advertisement

Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara, gjatë luftës në Idlib të Sirisë janë kryer krime të luftës dhe krime të mundshme kundër njerëzimit.

Advertisement

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar mbi Sirinë tha se krimet kanë ndodhur gjatë fushatës së nisur në fund të vitit 2019 nga forcat pro-regjimit sirian, për të rimarrë zonat e fundit të mbetura në vend të mbajtura nga grupet rebele të armatosura.

“Forcat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre rusë kanë bombarduar civilët në provincën Idlib pa dallim, ndërsa rebelët torturuan dhe ekzekutuan civilët, akte që korrespondojnë me krime lufte nga të dyja palët”, thotë raporti.

“Fëmijët u granatuan në shkollë, prindërit në treg, pacientët në spitale dhe familjet e tëra u bombarduan edhe kur iknin”, tha kryetari i komisionit, Paulo Pinheiro.

Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad, i mbështetur nga Rusia, në dhjetor të vitit 2019, filloi sulmin në rajonin veriperëndimor.

Një armëpushim i brishtë i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia – e cila mbështet forcat rebele, hyri në fuqi në fillim të marsit.

Ofensiva shkaktoi zhvendosjen e një milionë njerëzve dhe më shumë se 500 civilë kanë vdekur, thotë hetimi i Kombeve të Bashkuara.

PostAdssFotoja e reklamës