0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

OKB: Kosova nuk mund të shpallë zyrtarët e UNMIK-ut persona të padëshiruar

Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjestar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai u arrestua, së bashku me një punonjës tjetër të UNMIK-ut, të kombësisë serbe, gjatë një operacioni policor në veri të Kosovës , që sipas autoriteteve drejtohej kundër disa personave që dyshohen për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

“Të dy zyrtarët tanë janë liruar në në fillim të javës. Zyrtari rus tre ditë më pare, ndërsa anëtari serb dje. Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, thotë zëdhënësi.

Njoftimin për shpalljen e zyrtarit rus të misionit të UNMIK-ut si person të padëshiruar e bëri Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z. Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshoj territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, shkruan zoti Haradinaj.

Punonjësi rus i Kombeve të Bashkuara dhe punonjësi tjetër i kombësisë serbe u arrestuan gjatë ndërhyrjes së policisë për të hequr barrikadat e vendosura nga banorët në komunën e Zubin Potokut për të penguar veprimet e policisë.

Zyrtarë të policisë thanë se një makinë e UNMIK-ut ndodhej në njërën nga barrikadat e vendosura në komunën e banuar me shumicë serbe.

Zyrtari rus ndodhet në një spital të Beogradit për t’u kuruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img