1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

OIK: Qeveria po stimulon ikjen e profesionistëve shëndetësore

Një kategori tjetër që çdo ditë po i lëshojnë vendet e tyre të punës në institucionet publike shëndetësore për shkak të pagave të vogla dhe po ikin në vendet evropiane, janë infermierët.

Aty me ligjin e ri të pagave nuk do t`u rriten pagat e tyre dhe për këtë Oda e Infermierëve të Kosovës ka ngritur një shqetësim jashtëzakonisht të madhe.

Shifra shqetësuese e të tmerrshme për ikjen nga Kosova të infermierëve, ka dhënë kryetar i kësaj ode Naim Rrustemi.

Rrustemi thotë se me ligjin e ri të pagave Qeveria e Kosovës vetëm sa ka simuluar këtë kategori që të ikin jashtë vendit për një pagë më të mirë, meqë me ligjin e ri të pagave për infermierët nuk do të ketë rritje pagash.

Ai, nuk ka asnjë shpresë të vetme se kërkesat që kanë bërë në Qeverinë e Kosovës, në MSH, në presidencë, në grupet parlamentare, do t`u plotësohen “Numri i atyre që është më shumë se 50 për qind nga kjo shifër që po pe përmendi, vetëm në vitin 2022, sipas kërkesave që neve na vijnë, sepse ato janë kërkesa që vijnë janë të sakta se ata do të shkojnë jashtë vendit për një vërtetim që e merr se a ka shkelje të kodit etike ose s`ka shkelje të kodit etike.

Ne i kemi mbi 638 infermierë që kanë shkuar vitin e kaluar, krahasuar me një vit më herët është 7 herë më i madh.

Vetëm për këtë muaj, ende pa u bërë një muaj e gjysmë, deri në këtë moment kur po flasim, janë 59 infermierë që kanë kërkuar këto vërtetime”, tha Rrustemi për “Expose”, raporton Gazeta Blic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img