0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ohri, fitore apo humbje e Kosovës? – Flasin analistët

E shtuna e 18 marsit i bëri bashkë në tavolinë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vendtakimi i tyre ishte Ohri i Maqedonisë së Veriut.
Ovo je 5 ključnih tema sa pregovora Vučića i Kurtija u Ohridu - Banjaluka24

Kurti dhe Vuçiq, dakordohen për zbatimin e marrëveshjes

Nën ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian Josep Borrell, të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, i cili është i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi, ata ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të arritur më 27 shkurt në Bruksel.

Lajçak, Kurti, Vuçiq

Lajçak, Kurti, Vuçiq, bisedimet Kosovë-Serbi

Arritja e kësaj marrëveshjeje në Kosovë po komentohet në forma të ndryshme.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, tha në një intervistë për Klankosova.tv se pika e e shtatë e marrëveshjes ka qenë krejt e panevojshme.

Dritëro Arifi

Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Sipas tij, Kosova me këtë rast ka marrë obligime shtesë, derisa theksoi se pa zbatim të marrëveshjes, vendi nuk e ka të garantuar rrugën drejt integrimit evropian.

“Mendoj se që nga fillimi kur është negociuar Plani Evropian, pika e 7 ka qenë e panevojshme, në fakt sepse e stërngarkon nenin 10. Sipas nenit 10 që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen, pra janë detyruese. Kjo ka qenë gjëja më e palogjikshme mes nenit 7 dhe nenit 10. Pra, në njëfarë mënyre kemi marrë obligime shtesë. Vështirë e intepretueshme, pastaj edhe në aspektin ligjor. Pastaj tek neni i 7, tek Kisha Ortodokse Serbe ka qenë i panevojshëm sepse kjo është diskutuar njëherë. Po ashtu e kemi Ligjin për Zonat e Mbrojtura, Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, pra neni 9 i Kushtetutës. Neni 8 i Kushtetutës është pak antikushtetues për shkak se Kosova, është vend laik ndaj besimeve fetare”, tha Arifi.

“Vetëm dakordimi për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e raporteve nuk do të thotë apriori që do ta kemi të garantuar rrugën drejt integrimeve evropiane në qoftë se nuk zbatohet kjo marrëveshje, të paktën nga pala jonë në pikat për të cilat jemi dakorduar. Vetëm atëherë e kemi të garantuar rrugën euro-atlantike”, theksoi ai.

“Pavarësisht çfarëdo sjelljeje nuk do të ndikonte në mosmiratimin e marrëveshjes apo mosdakordimin të themi më saktë, sepse në fund të ditës është marrëveshje ndërkombëtare, që Kosova është pjesëmarrëse në këtë marrëveshje sepse është dakorduar që t’i zbatojë të gjitha nenet e kësaj marrëveshje. Pavarësisht se çfarë opozita mund të vendosë, në fund të ditës kjo është një marrëveshje ndërkombëtare dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo janë obligative, normalisht nëse duam që të jemi krahas botës perëndimore”.

Duke përmendur pakicën parlamentare ai ka thënë se opozita nuk është e thënë të jetë pjesë e dialogut.

“Fuqitë ekzekutive kushtetuese dhe ligjore i ka vetëm qeveria që të negociojë në emër të Kosovës. Dialog të brendshëm po, por opozita nuk është obligative që të marrë pjesë”.

Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Por, ndryshe mendon analisti politik, Gazmir Raci.

Raci tha në një intervistë për Klankosova.tv se me zbatimin e marrëveshjes Kosova siguron shumë përfitime, siç janë njohja e kufijve dhe mospengimi nga ana e Serbisë, në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare.

Gazmir Raci

Gazmir Raci, Analist politik

“Kosova ka pranuar obligimet nga e kaluara e dialogut dhe po ashtu i ka thënë po propozimit franko-gjerman përderisa Serbia përsëri dështoi që ta nënshkruajë këtë dokument. Plani i BE-së i hap rrugë Kosovës në disa drejtime duke filluar nga zotimet ndërkombëtare që ka marrë Serbia që t’ia pranojë e njohur shtetit të Kosovës kufijtë e Republikës, njohur simbolet kombëtare, ngritjen e marrëdhenieve diplomatike si dhe zotohet që mos ta pengojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Raci.
Josep Borrell

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell

“Pasi që i ka thënë po këtij plani, Kosova ka pranuar që të zbatojë gjithashtu edhe çështjen e Asociacionit, por për këtë çështje e kemi edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk besoj që ka qeveri e as parti në Kosovë që mund të dalë përtej atij aktgjykimi sa i përket kompetencave te Asociacioni. Asociacioni mund të themelohet sipas marreveshjës së 2013-ës dhe praktikave më të mira evropiane. Praktikat evropiane janë po ashtu pjesë edhe e kritereve për anëtarësim që janë definuar edhe si kriteret e Kopenhagës për shtetet që synojnë anëtarësimin në BE”, theksoi ai.

“Të gjithë në Kosovë i kanë kërkuar kryeministrit Kurti që të pranojë këtë propozim pasi që edhe ShBA-ja e kërkoi një gjë të tillë duke thënë se ka qenë propozimi më i mirë i mundshëm i arritur në këtë fazë dhe se dihet se në këtë fazë komuniteti ndërkombëtar ka edhe probleme tjera globale sidomos me invazionin rus në Ukrainë. Andaj Kosova ishte e përgjegjshme kësaj radhe duke i thënë PO planit të BE-së për normalizim të raporteve me Serbinë në këtë fazë. Serbia do të jetë e detyruar ta njohë Kosovën në momentin kur do të aplikojë për anëtarësim në BE. Këtë kërkesë e ka bërë publike kancelari gjerman dhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e po ashtu e rikonfirmoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë para disa ditësh”.

Politologu Albinot Maloku, vlerëson se termi “Vetëmenaxhim” është më tepër se qeverisje lokale.

Maloku tha në një intervistë për Klankosova.tv se definimi i kompetencave të Asociacionit do të duhej të bëhej me anë të statutit.
Albinot Maloku
Albinot Maloku, analist politik

Ai theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, di mirë t’i dramatizojë gjërat.

Sipas tij, Vuçiq përmes mosnënshkrimit po synon të “shpallet hero” në sytë e popullit të tij.

“Aleksandar Vuçiq, është një aktor i mirë në politikë. Dramatizimin e ka mënyrë pune. Dramatizimi se me nënshkrim ndodh nënshtrimi e pranimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është arsyeja përmes të cilit ai do të dal hero i popullit të vet”, tha Maloku.
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

“Nëse e shohim me kujdes dokumentin e dakorduar të 27 shkurtit nuk ka asnjë ndërrim të emrave. Aty palët obligohen të jetësojnë të gjitha marrëveshjet paraprake, pra edhe Asociacionin. Shprehja ‘Vetëmenaxhim’ është kallëzues i vepruesit, jo emër i vepruesit. Aneksi shpjegon me kapacitetin e vet të vakët, çfarë do të kenë komunat me shumicë serbe! Pra, atyre do të iu mundësohet një vetëmenaxhim më i lartë se ç’është me Ligjin për Vetëqeverisje. E kjo duhet të saktësohet nga themeluesit e statutit!”, theksoi ai.

Politologu shtoi se rezultatet e marrëveshjes maten atëherë kur të nisë zbatimi i marrëveshjes.

“Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian i mbajtur me 18 mars në Ohër, nxori një dakordim të aneksit mbi dokumentin e dakorduar të planit franko-gjerman më 27 shkurt. Faktikisht rezultati i krejt këtyre dakordimeve të palëve mund të vlerësohet kur do të kemi konkretizim sesi do të jetësohen ato në terrenin praktik. Synimi thelbësor duket të jetë mbajtja e trajektores së jetësimit të marrëveshjeve të pranuara prej palëve nga viti 2011 e këndej. Një takim i zgjatur siç ishte ky i Ohrit nuk nxori nënshkrimet, dhe gjërat u lanë në kategorinë e fjalës dorzanë”, shtoi ai.

“Për fituesin ka shpjegime e bindje të ndryshme. Serbia do që ta prezantojë mosvendosjen e nënshkrimeve si fitore, ndërsa Kosova mendimin se e ka larguar “Zajednicën”. Kurse, Bashkimi Evropian, se është duke arritur sukses!”.

Albinot Maloku, vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar gjithçka ka ardhur nga të tjerët, kurse sot ai po tregon se është i adaptueshëm për situatat aktuale.
Albin Kurti
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img