Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Smajl Hajdaraj që u vra më 17 janar 2002 ka rrëfyer për vrasjen e babait të tij.
Ai ka treguar për reagimin e nënës së tij pasi i kishte dëgjuar krismat.
Oh Smajl a të kanë vra a”, ishte reagimi i nënës së tij, të cilën e tregon Shpëtim Hajdaraj.
”Nëna se sheh nga ana e përparme e banesës babain tu ardhur dhe duke e parkuar veturën dhe meqenëse nuk kishte drita ajo del me një qirinj në dorë e ka menduar pak me ndriçu vendin dhe në momentin që ajo ka dal te dera e banesës, meqenëse pozicioni nuk ka mundur me pa sepse ka qenë ajo pjesa e shkallëve. Ajo i dëgjon krismat. Ajo tregon që kam bërtit o Smajl a të vrajtë. Pastaj ka zbritur poshtë aty e sheh një person duke u larguar më larg atje, në hyrjen tjetër të banesës”, ka treguar Smajl Hajdaraj për ‘T7’.