-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Oficeri gjerman për ngjarjen në Prizren: Ishte një person i vdekur, disa të marrë peng, e konsideroja situatën si akt penal

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 63-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Dietrich Klaus-Jensch, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Oficeri i Ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus-Jensch, ka thënë se në kohën kur kishte shkuar që të kryente bastisjen në ish-godinën e MUP-it në të cilën ishin duke qëndruar anëtarët e UÇK-së, pa një person të vdekur dhe disa të tjerë të marrë peng, e që këtë gjë e konsideronte si akt penal.

Ai tha se kishte bërë fotografi të anëtarëve të UÇK-së, me qëllim për t’i dokumentuar personat të cilët ishin përgjegjës për atë se çfarë ishte gjetur në godinë.

“Duke pasur parasysh faktin që kishim një person të vdekur dhe disa persona të marrë peng, unë e konsideroja situatën si akt penal dhe doja të dokumentoja personat që ishin përgjegjës përmes fotografisë”, tha dëshmitari.

Klaus-Jensch shtoi se një prej kolonelëve gjermanë i liroi anëtarët e UÇK-së.

Në disa imazhe të paraqitura para gjykatës shiheshin shumë armë në tokë, për të cilat dëshmitari tha se liderët e UÇK-së i kishin dorëzuar në mënyrë vullnetare pasi ia kishin kërkuar ushtarët e KFOR-it.

“Pasi i kishim marrë liderët e UÇK-së i kishim kërkuar që t’i dorëzonin në mënyrë vullnetare armët, këtë gjë këtë e bënë dhe sikur mund të shikoni të gjitha dorëzimet janë materiale të cilat ne i kemi gjetur përveç armëve që u dorëzuan vullnetarisht siç e thashë”, tha ai.

Në një fotografi shihej një person i mbështetur në një makinë dhe disa te një pemë, e që dëshmitari tha se ishin pjesëtarë të UÇK-së të cilët kanë qenë të pranishëm në godinë. Ndërsa, për një tjetër, ai tha se iu prezantua si komandant i Zonës së Pashtrikut, i cili sipas tij fliste edhe frëngjisht.

“E mbaj mend që ishte komandant i zonës së Pashtrikut dhe e mbaj mend që fliste frëngjisht. Kurse, ushtari në të djathë është një oficer i policisë ushtarake (i KFOR-it gjerman) të cilit nuk ia di emrin”, tha dëshmitari.

Dietrich Klaus-Jensch pohoi se ky komandanti ishte ai të cilin vetë dëshmitari e kishte marrë dhe e kishte dërguar brenda godinës së MUP-it për t’ia treguar trupin e vdekur të një personi, i cili ishte gjetur nga ushtarët e KFOR-it, raporton Betimi për Drejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img