Në gjykimin kundër ish-krerëve të UCK-së në Hagë është dëgjuar dëshmia e një oficeri britanik i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Derisa është intervistuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, ai është pajtuar me avokatin se serbët sajonin operacione vetëm sa për ta etiketuar UCK-në si terroriste.
Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se për Hashim Thaçin nuk kishte dëgjuar deri në kohën e Rambujesë.
Ndërsa ka folur edhe për një ofensivë në Rahovec ku ka thënë se forcat serbe kishin vrarë një numër të madh të shqiptarëve.
Kehoe: A është e saktë kjo që nuk keni dëgjuar asgjë rreth zotëri Thaçi deri në Rambuje?
Ledwidge: Po.
Kehoe: Është e saktë gjithashtu se nuk keni dëgjuar asgjë edhe për strukturën?
Ledwidge: Siç e thash, po.
Kehoe: Po për komandantët e zonave kush ishin emrat e komandantëve të zonave kur shkuat në Pashtrik në nëntor në vitin 1998?
Ledwidge: Me sa më kujtohet ka qenë tre komandantë e zonës ka qenë Haradinaj, Remi dhe më pas edhe Drini e mori detyrën dikur në janar përpara kësaj nuk e kam ditur se kush janë këta.
Sipas tij, ishte e qartë se kishte mosmarrëveshje ndërmjet UÇK-së atë kohë, por ka thënë se nuk di më shumë rreth kësaj çështje.
Ledwidge: Në deklaratën time thuhet se Toni dhe Mici mbase mund të kenë qenë në Shqipëri në atë kohë me aq sa dija unë megjithatë ishte e qartë theksohej nga të gjithë se kishte mosmarrëveshje ndërmjet UÇK në atë kohë.
Kehoe: A e dini se kush i kishte këto mosmarrëveshje?
Ledwidge: Jo
Kehoe: A dini më tepër rreth këtyre mosmarrëveshjeve sa i takon edhe përbrenda UÇK-së?
Ledwidge: Jo.
Mbrojtja e Thaçi e ka pyetur se a ishte i njoftuar oficeri britanik për operacionet e sajuara nga serbët, përfshirë edhe rastin Panda.
Ai ka thënë se serbët me të cilët kishte biseduar i kishin përmendur këto operacione si raste justifikimi për të etiketuar UÇK-në terroriste.
Kehoe: Ju me siguri e dini që serbët sajonin situata në Kosovë, operacione të sajuara?
Ledwidge: Jo.
Kehoe:A njihnin rastin Panda?
Ledwidge: Po kam lexuar javën e kaluar e di për çfarë e keni fjalën.
Video
Kehoe: Duke vazhduar me këto operacionet e sajuara që ky është fakt që është përdorur nga autoritet serbe të cilët kanë shpërndarë fletushka me informacion për popullsinë shqiptare?
Ledwidge: Serbët me të cilët kam folur lidhur me këtë kanë përmendur këtë rast si justifikim për të quajtur UÇK terroriste nuk kam asnjë vështirësi që ta quaj këtë siç e quajtët ju, operacion i sajuar, operacione të sajuara dhe për të mbajtur konfliktet dhe tensionet në nivel të lartë.
Ai ka folur për një ofensivë në Rahovec ku serbët kishin vrarë civilë shqiptarë.
“Ledwidge: Siç thash e morën përsëri Rahovecin dhe vranë një numër të madh civilësh, nuk e di nëse shkuan për të rimarr zonat tjera.
Kehoe: Por a e dinit se ku jetonin këta civil shqiptar?
Ledwidge: Me sa di unë u ndërmor njëfarë operacioni i spastrimit disa të tjerë e quajnë operacion i vrasjes nga ajo që kam dëgjuar e di që ka pas njëfarë granatimi me altileri por nuk i di hollësitë rreth atij operacioni.
Kehoe: Pas këtij sulmi me altileri ata kanë hyrë shtëpi për shtëpi për të spastruar terrenin duke vrarë civil duke i plaçkitur civilët?
Ledwidge: Po.
Kehoe: Dhe a i kanë vënë zjarrin shtëpive?
Ledwidge: Sigurisht që po.
Kehoe: Lidhur me 150 personat civilë që u vranë ju si OSBE a i keni pyetur serbët lidhur me këto vrasje?
Ledwidge: Po gjithë kohës.
Gjatë ditës së sotme pyetjet për oficerin britanik që kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të OSBE-së i ka bërë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar por jo edhe avokati i viktimave.
Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.