0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Oficerët e “Kursit të Lartë të Oficerit” nga Republika e Shqipërisë vizituan Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Në kuadër të vizitës që po bëjnë në Kosovë oficerët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Republikës së Shqipërisë, sot kanë vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe janë pritur nga Shefi i Stafit të SHP-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi dhe stafin e Shtabit.
Oficerët u njoftuan me të arriturat e FSK-së, sfidat dhe objektivat për të ardhmen, bashkëpunimin me partnerët e në mënyrë të veçantë Republikën e Shqipërisë për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë dhe po jep në ndihmë FSK-së, në ngritjen profesionale oficerëve e nënoficerëve të FSK-së.
Gjeneral Qeriqi falënderoi oficerët në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, për të siguruar një ndërveprueshmëri trupash e vizionesh të përbashkëta për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.
Për të pranishmit shefi i operacioneve dhe trajnimeve në shtabin e përgjithshëm kolonel Astrit Haliti ka brifuar informacione me interes për oficerët rreth operacioneve dhe trajnimeve të FSK-së.
Oficerët e lartë gjatë vizitës në Kosovës do të vizitojnë edhe njësit e FSK-së, për të parë nga afër kapacitetet e FSK-së, organizimin, strukturën, pajisjet e që do jenë një material i mirë për çështjet studimore të oficerëve nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img