Bernardo Silva mund të jetë ylli i radhës që mund të përfundojë në Arabinë Saudite.
Ylli portugez shihej më afër transferimit në Paris Saint-Germain pasi duket se ka vendosur të largohet nga Manchester City.
Por, mediumi “CBS Sport” raporton se klubi saudit, Al-Hilal është i gatshëm t’ia paguajë kampionit evropian 70 milionë euro, për ta bërë të vetin futbollistin ofanziv, përcjell “Gazeta Express”.
Portugezin qe një kohë e pëlqente edhe Barcelona, por ai mund ta provojë një eksperiencë të re në Lindjen e Mesme, njëjtë si shumë yje që vendosën ta ndiqnin rrugën e Cristiano Ronaldon.
Sidoqoftë, kampioni francez nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do të mundohet ta përmirësojë ofertën e tij për Silvan, në mënyrë që ta bindë Cityn që t’ia shesë lojtarin.
Edhe vetë futbollisti do të ishte i kënaqur nëse do të vazhdonte të luajë në nivele të larta të futbollit evropian.