E ardhmja e Mbappes ende nuk dihet. Francezi njoftoi se nuk do të vazhdojë kontratën e cila skadon vitin e ardhshëm.
Ndërsa, Paris Saint-Germain kërkon ta shesë këtë verë që të fitojë para nga ai.
Parisienët kërkojnë 250 milionë + 50 milionë tjera shtesa për Kylian Mbappen.
Në anën tjetër, Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 200 milionë euro + 20 milionë tjera shtesa.
Nëna e Mbappes që është edhe agjentja e tij është në bisedime me Real Madridin tash e disa muaj.