0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ofendoi Putinin në Facebook, dënohet me 3 vite burg qytetari nga Kazakistani

Një gjykatë në Kazakistan e ka dënuar një person me tri vjet burg pasi ka postuar komente kundër presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, në rrjetin Facebook.
Prokurorët në qytetin Aktobe dje e kanë shpallur biznesmenin, Sanat Dosov, fajtor për “nxitjen e mospajtimeve sociale” dhe e kanë dënuar atë bazuar në postimet e tij në Facebook, prej muajit korrik të vitit 2014 e deri në mars të vitit 2016.
Avokati i Dosovit tha se do të ankohet kundër këtij vendimi.
Prokurorët thanë se Dosov, 46 vjeçar, e ka shkelur ligjin duke postuar deklarata në Internet, në të cilat thuhej se Putini po “e shkatërron” Rusinë, se ishte kritik ndaj politikave të tij sociale dhe për dënimin e përfshirjes së Moskës në luftimet në pjesën lindore të Ukrainës.
Sanat Dosov, që është kryesues i grupit civil, Ihtiyar, raportohet se ka pranuar se ka postuar komente në mediat sociale dhe kërkoi që të mos dërgohet në burg, pasi i ka gjashtë fëmijë edhe ata varen nga ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img