0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ofendoi gjyqtarin, Armend Dallku dënohet me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës

Trajneri i ekipit të Dukagjinit, Armend Dallku është dënuar nga Komisioni Disiplinor.

Në ndeshjen Trepça ’89 – Dukagjini trajneri i këtij të fundit, Dallku ka ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Sot Komiteti Disiplinor ka njoftuar vendimin zyrtar në lidhje me Dallkun, duke e dënuar me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës, transmeton lajmi.net.

“Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID.000613M83. Në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhej në vendimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img