2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

OESD kërkon paratë e tenderit për pasaporta – njofton BE’në për vonesat e Kosovës

Kompania austriake që prodhoi pasaportat tha se Gjykata e Apelit në Kosovë nuk vendosi në përputhje me ligjin.
Rasti i tenderit për prodhimin e pasaportave biometrike në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kompanisë austriake “OeSD” duket se nuk do të mbarojë së shpejti.

Një vendim i Gjykatës së Apelit në Kosovë që vendosi lidhur me padinë për juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris (e cila MPB-në e obligoi të paguajë rreth 5 milionë euro dëmshpërblim), duket se e ka irrituar kompaninë austriake.

Nga kompania austriake thonë se janë të shqetësuar nga ky vendim dhe se për shqetësimet e tyre lidhur me këtë rast i kanë njoftuar autoritetet e Bashkimit Evropian por edhe ato të shtetit të Austrisë.

Rader Jasmin nga “OeSD” tha për KALLXO.com se për vendimin e Gjykatës së Apelit kanë kuptuar vetëm nga mediat dhe vlerëson se Gjykata e Apelit në Kosovë nuk vendosi në përputhje me ligjin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img