Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të prezantojë rezultatet e studimit “Bottleneck-fytet e ngushta”.
Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë.
Kostoja e energjisë elektrike (51.1%) nga ana e bizneseve është raportuar të jetë pengesa më e madhe për vitin 2016, e cila është një rritje e konsiderueshme nga viti i kaluar, kur \”kostoja e energjisë elektrike\”, ishte 32.5%. Pengesa tjetër më e madhe është \”konkurrenca e padrejtë nga ekonomia e hirtë\” (35.1%), e ndjekur nga \”mungesa e stabilitetit politik\” (34.1%).
Pothuajse gjysma e kompanive të anketuara treguan se normat e interesit nga sektori bankar konsiderohen shumë të larta dhe jo të përballueshme për bizneset, sidomos për kompanitë mikro dhe të vogla, kryesisht nga sektorët e tregtisë me pakicë dhe të prodhimit.
Pritjet për shitje për vitin 2017 parashikojnë shitje më të larta në krahasim me shitjet e kryera në vitin 2016 nga ana e kompanive. Rreth 80% e firmave të intervistuara thanë se shitjet e tyre do të rriten në vitin 2017.
Prezantimi i rezultateve mbahet në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, salla A/1, duke filluar nga ora 10:00.