0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

OEK paralajmëron organizimin e forumit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadën e Danimarkës në Zagreb kanë filluar përgatitjet për organizimin e Forumit të parë ekonomik në mes të Kosovës dhe Danimarkës që do të mbahet në Prishtinë në muajin qershor.

RKS_mi

Kështu u vendos në një takim të organizuar në OEK ku ishin të pranishëm të gjithë akterët, me këtë rast Ambasada e Danimarkës ishte e përfaqësuar nga Zarko Masanoviq udhëheqës i Departamentit të Tregtisë pranë kësaj Ambasade në Zagreb.

“Përvoja e Danimarkës në qëndrueshmëri ekonomike dhe zhvillim të përgjithshëm është e mirëseardhur për rrugëtimin e Kosovës bazuar në këto përvoja drejt ardhmërisë. Takime të tilla janë një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik i cili bazohet edhe në raporte shumë të mira politika në mes të dy shteteve mike. Sektorët në të cilat do të funksionojnë në këtë forum janë të rëndësisë te pakontestuar që kanë të bëjnë me avancim të partneritetit publiko-privat, ambientalizëm, urbanizëm, planifikim dhe në efiçiencë të energjisë, ajo çka është interesante është mobilizimi i bazuar në përvojën e Danimarkës sa i përket planifikimit urban ku komunat e Kosovës kanë nevojë për një transfer të përvojave të tilla”, thuhet në njoftimin e OEK-ut, përcjell Telegrafi.

Priten që të prezantohen edhe raste konkrete të përvojave me standarde ndërkombëtare në këto fusha dhe do të organizohen takime biznes me biznes me qëllim që sektori privat dhe ai publik të shfrytëzoi përvojat e zhvillimit nga një ndër shtetet më të zhvilluara në Evropë, siç është Danimarka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img