Një dhomë e veçantë gjyqësore, e cila do të merrej ekskluzivisht me kontestet e bizneseve është parë e domosdoshme nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), shkruan Koha Ditore.
Gjatë një tryeze me temën “Sistemin gjyqësor dhe Ligji i ri për falimentim”, e cila është organizuar të martën nga OEAK-u, e në të cilën ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, është ngritur shqetësimi lidhur me vonesat që hasin bizneset në gjykatë për trajtimin e kontesteve ekonomike.
Funksionimi i mirëfilltë i institucioneve të drejtësisë, sipas diskutimeve është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.