-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare feston 15 vjetorin, prezent Kurti e ambasadori Rohde

Marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, të etabluara me misione diplomatike të ambasadorëve, prej tash e 15 vitesh janë festuar në një darkë të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në nivele të larta përfaqësimi.

Me iniciativë të drejtoreshës së OEGJK-së Nora Hasani dhe kryesuesit të Bordit të OEGJK-së, Besnik Beqiri, në këtë darkë morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, ministrat Liburn Aliu dhe Rozeta Hajdari.

Përballë tyre ishin ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde dhe zëvendës ambasadori Matthias Conrad, përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe përfaqësuesit e fondancioneve politike: Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe Friedrich Naumann Foundation (FNF).

Gjatë kësaj darke u fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve, duke filluar që nga viti 1999 e deri më sot.

Nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro. Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjermane.Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img