Site icon PrishtinaPress

Oda Ekonomike e Kosovës sot takohet me atë të Serbisë, në Shkup (VIDEO)

Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Shkup.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Rafuna, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se me Odën Ekonomike të Serbisë do të takohen edhe ndaras për të diskutuar gjithë ankesat e prodhuesve vendorë.

“Ky është një takim i rregullt ku i diskutojmë çështjet me interes të përbashkët për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, bashkë do të takohemi edhe në prezencë të Komisionit Evropian ndërsa me Odën Ekonomike të Serbisë do të diskutojmë për barrierat që kanë bizneset kosovare që i ka ngritur Oda Ekonomike e Kosovës nga ankesat e prodhuesve vendorë”, u shpreh Rafuna.

“Do të kërkojmë që të hjeken barrierat që po pengojnë bizneset kosovare që të eksportojnë mallra në Serbi”.

Rafuna, mes tjerash, tha se këto takime do të mbahen në kuadër të Procesit të Berlinit që bën bashkë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

“Takimi do të jetë në margjinat e takimit të Bordit të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, është një mekanizëm që rrjedh nga Procesi i Berlinit ku janë të bashkuara tash e shtatë vjet të gjitha odat ballkanike”, tha Rafuna.

Exit mobile version