Advertisement
Oda e Mjekëve të Kosovës njofton se doktor Nexhip Berisha vdiq në moshën 54 vjeçare.
Advertisement
Ai ishte specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren, teksa nuk arriti ta fitonte betejën me coronavirusin.
Njoftimi i plotë i OMK-së:
Shumë qytetarë në Brezovicë, s’respektohen masat kundër Covid-19
Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare Dr. Nexhip Berisha
Dr. Berisha ka qenë specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren ku dhe ishte udhëheqës i sektorit të shëndetësisë. Po ashtu gjatë luftës dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së si mjek.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
PostAdss