-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Oda e Afarizmit: Mosnjohja e kodeve të internetit në Kosovë, faktor dëmtues i bizneseve

Problemet e telefonisë mobile, kualiteti i dobët i shërbimeve të telefonive mobile, problemet me mbulimin e rrjetit 3G dhe 4G në autostradë dhe problemet me IP që po dëmtojnë me miliona euro biznesin dhe buxhetin e Kosovës, ishin disa nga çështjet e diskutimit në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

OAK fillimisht theksoi se problem kryesor është ndërprerja e lidhjeve telefonike si pasoja të kalimit nga një antenë në antenën tjetër si dhe kualiteti i dobët i telefonatave dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G në pjesët e autostradave.

Në këtë rast OAK kërkoi që ARKEP të kontribuojë në eliminimin e këtyre problemeve.

Përfaqësuesi i OAK-ut, Enis Pakashtica ngriti si çështje dëmtimin e bizneseve të licencuara nga bizneset të pa licencuara të cilat po vazhdojnë veprimtaritë e tyre në mënyrë të jashtëligjshme.

Anëtarët e bordit të ARKEP thanë se janë të hapur të mirëpresin çdo ankesë dhe çështje që ka lidhje të bëjë me shërbimet e telefonisë dhe postave. Gjithashtu, sa i përket çështjeve të ngritura nga OAK-së ata theksuan që Kosova nuk ka kod të internetit dhe të gjithë operatorët kyçjen e gjejnë tek shtetet e tjera dhe kjo është arsyeja që Kosova nuk ka IP të njohur duke pas parasysh që duhet të jemi anëtarë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img