3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Oda Amerikane thërret për shpenzim më të kujdesshëm të parasë publike

Oda Ekonomike Amerikane përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësim lidhur me tendencat e fundit për rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike.

Kjo përfshin, sipas tyre, edhe vendimet e marra pa një konsideratë të implikimeve financiare për buxhetin e vendit. Oda Amerikane shpreh brengën e saj edhe me shpenzimin e pakontrolluar të fondit rezervë të shtetit.

“Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është përballur me sfida të ndryshme që nga pavarësimi i vendit. Në anën tjetër, Republika e Kosovës ka ruajtur në vazhdimësi stabilietin makroekonomik, derisa ka arritur të mbajë borxhin publik brenda niveleve të rekomanduara. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson pozitivisht faktin se ky stabilitet është ruajtur pa rritje të normave tatimore dhe në rrethana të një deficiti të lartë tregtar. Në këtë aspekt, Oda Amerikane beson se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Qeverinë në ruajtjen e performancës pozitive në politikat fiskale dhe stabilitetin ekonomik”, thuhet në njoftimin për media.

Oda Amerikane beson se vazhdimi i sjelljes së tillë do të rëndojë ngarkesën mbi arkën e kufizuar të shtetit dhe rrjedhimisht do të rrisë ngarkesën tatimore mbi sektorin privat. Një veprim i tillë, sipas tyre,  do të përkeqësonte sistemin tatimor në Kosovë, si dhe do të rrënonte prospektet për një sektor më të fuqishëm privat, si dhe rritje të investimeve të huaja direkte.

Në fund, Oda Amerikane edhe një herë bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të financave publike, duke vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale të cilat do të ndikonin në sektor më të fuqishëm privat, krijim të vendeve të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img