2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Oda Amerikane organizon Akademinë e Arbitrazhit

Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me universitetin RIT Kosova ka organizuar për herë të parë Akademinë e Arbitrazhit me temë “Procedurat në Arbitrazhin Ndërkombëtar”.
Anjezë Gojani nga Oda Amerikane tha se përmes Akademisë së Arbitrazhit, studentët kanë mundësi të mësojnë më shumë rreth procedurave të zgjidhjes alternative të kontesteve përmes mekanizmave të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit.
Ndërsa Zëvendëspresidenti i RIT Kosova për çështje akademike, Daniel Cosentino tha se RIT Kosova u ofron studentëve sisteme të ndryshme të edukimit, në mënyrë që studentet të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe aftësi të tjera të cilat i ndihmojnë në përgatiten e tyre për tregun e punës. Po ashtu Cosentino shtoi se RIT Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Odën Amerikane dhe USAID në mbështetje të iniciativave të tilla.

Miranda Jolicoeur, Zëvendës Drejtoreshë e Zyrës së USAID për Demokraci dhe Qeverisje u shpreh e kënaqur me interesimin e gjeneratës së re për të mësuar më shumë rreth arbitrazhit, duke e konsideruar si mekanizëm të rëndësishëm në zgjidhjen e kontesteve ndërmjet bizneseve. Jolicure theksoi se arbitrazhi është komponentë e rëndësishme e misionit të USAID në Kosovë për sundim të ligjit dhe rritje ekonomike dhe shprehi gatishmërinë e USAID për të bashkpunuar me Odën Amerikane apo çdo institution tjeter në iniciativa të tilla, duke u shprehur e lumtur që Oda Amerikane po vazhdon të promovojë arbitrazhin në Kosovë.
Ligjëruesit në Akademinë e Arbitrazhit janë Kujtim Kerveshi, Avokat dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Anjezë Gojani, Sekretare e Përgjithshme e Qendrës për Zgjidhjen Alternative te Kontesteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img