Site icon PrishtinaPress

O’Connell ndër të paret në organizimin e mikpritjes për tifozët anglezë

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është njëri ndër të paret që ka ardhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në organizimin e mikpritjes nga Komuna e Prishtinës për tifozët anglezë.

Ani pse ishte raportuar se ky aktivitet do të fillojë nga ora 12:00, një gjë e tillë nuk ndodhi.

KosovaPress mëson se pas disa problemeve mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës ky aktivitet prit të nis nga ora 14:00.

Ndërkohë që sheshet tjerat të Prishtinës janë mbushur me tifozë anglezë të cilët kanë filluar të festojnë ende pa filluar ndeshja.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nga ora 18:00.

Exit mobile version