Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të ndërrmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem të drejtësisë kredibil dhe me figura të pastra.
“Ne dhe Kosova kemi interesin e përbashkët që këtu të ketë një sistem të drejtësisë efikas dhe të pastër. Kosova të jetë partner i plotë i yni në luftimin e krimit të organizuar.Pas përfundimit të misionit të EULEX-it, Kosova e ka një rast të mirë që të dëshmoj se është e gatshme të marrë përgjegjësi në luftimin e krimeve të rënda dhe korruposionit”, ka thënë amabasadori britanik në RTK, gjatë një debatit mbi nevojën që Kosova të zhvillojë një proces të “vetting”-ut në sistemin e drejtësisë.
Ai ka theksuar se është evidente që Kosova ka nevojë për pastrim të sistemit të drejtësisë. Ka marrë shembull pozitën e tij si ambasador i Britanisë së Madhe për të cilën zhvillohet procedura verifikimi.
“Unë si shërbyes civil duhet të kaloj veting në shërbimin tim çdo 5 vite. Nëse flasim për Kosovë do të ishte shmë e rëndësishme që të krijohet një sistem që vazhdimisht siguron integritetin e sistemit. Tek ne përveç zyrtarëve kontrollohen edhe familjarët e tyre. Kam dëgjuar sa herë në Kosovë që politikanët nuk janë të pasur, por vëllëzërit e tyre kanë pasuri. Për mua për shembull kontrollohen edhe qikat e dajës”, ka thënë O’Connell.
Ai ka folur edhe për problemin e nepotizmit në Kosovë për të cilin ka thënë se Britania e Madhe po anagazhohet ta eliminoj.
“Problemi i nepotizmit është një problem gjithandej në Kosovë dhe këtë duhet pranuar që është problem dhe duhet të trajtohet. Përmes memorandumit me institucionet e Kosovës po bëjëmë përpjekje që në disa pozita të larta të eliminojmë ndikimet e mundshme. Por ka pas disa procedura ku rekomandimet e komopanisë që është paguar nga Britania e Madhe janë injoruar në tërësi vetëm për të pranuar në pozita udhëhqëse njerëz me të njofshëm”, ka thënë amabsadori britanik.