Nëntë nga dhjetë njerëz në planet thithin ajër të ndotur, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Rreth tre milionë vdekje në vit lidhen me ndotjen e ajrit në ambient të hapur. Kur kësaj i shtohet edhe ndotja e ajrit në ambient të mbyllur, atëherë një në nëntë vdekje lidhet me ajrin e papastër, tha OBSH-ja.
Të dhënat tregojnë se Turkmenistani ka shkallën më të lartë të vdekjeve që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë.