Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka përshkruar situatën në Gaza si “thellësisht shqetësuese”.
Përmes një postimi në rrjeetet sociale, Ghebreyesus deklaroi se 14 nga 36 spitalet e Gazës janë jofunksionale për shkak të mungesës së karburantit, si dhe dëmtimeve, sulmeve dhe pasigurisë.
Spitalet që kanë arritur të qëndrojnë të hapur funksionojnë me 40% mbi kapacitetin, shtoi ai.
Duke folur me gazetarët të enjten, shefi i OBSH-së shtoi: “Njëzet e tre spitale janë urdhëruar të evakuohen në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore dhe evakuimi i detyruar në këto rrethana do të vendoste jetën e qindra pacientëve në një situatë kërcënuese për jetën.”/abcnews.al