Site icon PrishtinaPress

OBSH paralajmëron për një krizë globale të shëndetit mendor

Për shkak të izolimit të imponuar, varfërisë dhe ankthit, një krizë globale e shëndetit mendor po kërcënon për shkak të pandemisë së coronavirusit, paralajmëroi kreu i departamentit të shëndetit mendor të OBSH-së.

“Izolimi, frika, pasiguria dhe rënia ekonomike shkaktojnë ose mund të shkaktojnë probleme psikologjike”, tha Devora Kestel, drejtore e Departamentit të Shëndetit Mendor të OBSH.

Duke paraqitur një raport të KB-së dhe udhëzime mbi coronavirusin dhe pandeminë e shëndetit mendor, Kestel tha se një rritje e madhe e numrit të sëmundjeve mendore dhe intensiteti i tyre ishte i mundshëm dhe që qeveritë duhet ta vendosnin edhe këtë si prioritet të tyre.

“Shëndeti mendor dhe mirëqenia e të gjitha shoqërive janë goditur rëndë nga kriza dhe janë përparësi që duhet të adresohet urgjentisht”, u tha Kestel gazetarëve.

Raporti nxori në pah disa rajone dhe shtresa shoqërore që janë grupi më i prekshëm për sëmundje mendore – duke përfshirë fëmijë dhe të rinj të izoluar nga miqtë.

Hulumtimet deri më tani kanë treguar tashmë ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor global. Psikologët deklarojnë se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve me ankth dhe depresion në disa vende.

Exit mobile version