1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

OBSH: Mund të mos e kemi kurrë një vaksinë të përsosur kundër coronavirusit

Bota rrezikon të përballet me mungesën e një ‘vaksine të përsosur’ dhe rruga drejt normalitetit mund të jetë gjatë, paralajmëroi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 18 milionë njerëz globalisht janë infektuar nga sëmundja e COVID-19, dhe 688 mijë persona kanë ndërruar jetë, që nga shpërthimi i pandemisë.

Me këtë rast, OBSH u ka bërë thirrje vendeve të ndryshme të botës, që t’i respektojnë masat e distancimit shoqëror, vendosjen e maskës si dhe larjen e duarve.

“Mesazhi drejtuar njerëzve është i qartë”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai potencoi se bartja e maskës, duhet të shërbejë si shenjë solidariteti tek njerëzit rreth e rreth botës.

“Një numër i vaksinave janë në fazën e tretë të testimeve, dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve tek njerëzit, u shpreh ai.

“Sidoqoftë, ne nuk posedojmë një ‘shkop magjik’, dhe rrezikohemi të mos e kemi kurrë”, ka thënë ndër tjerash Ghebreyesus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img