Sëmundje si lija e dhenve, meningjiti dhe infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes po përhapen në Gaza, sipas autoriteteve mjekësore palestineze dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Rreth 160,000 deri në 165,000 raste të diarresë janë regjistruar në mesin e fëmijëve nën moshën pesë vjeç, tha një zyrtar i lartë i OBSH-së.
Raste të meningjitit dhe verdhëzës janë raportuar gjithashtu në enklavë, tha Richard Pipercorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze. OBSH po përpiqet të krijojë laboratorë provizorë në Gaza për të analizuar mostrat për verdhëzën, shtoi zyrtari.
Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, mbi 130,000 raste të infeksioneve të frymëmarrjes dhe 35,000 raste të irritimit të lëkurës janë regjistruar në Gaza.
Janë regjistruar të paktën 4,395 raste të lisë së dhenve, 17,511 raste me morra dhe 19,325 raste me zgjebe, tha i njëjti burim. Përhapja e sëmundjes ka shtuar presionin mbi sistemin shëndetësor në Gaza. Zyrtari raportoi se vetëm 11 nga 36 spitalet në enklavën palestineze funksionojnë pjesërisht.ABCnews