4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

OBSH e shpall linë e majmunëve një emergjencë globale të shëndetit publik

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të mërkurën Mpox (Lijën e majmunëve) një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet.

Kjo pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje të saj.

Një komitet urgjence u takua më herët të mërkurën për të këshilluar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, nëse shpërthimi i sëmundjes përbën një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, ose PHEIC.

Statusi PHEIC është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së dhe synon të përshpejtojë kërkimin, financimin dhe masat dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të shëndetit publik për të kontrolluar një sëmundje.

“Është e qartë se një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për të ndaluar këto shpërthime dhe për të shpëtuar jetë”, tha Tedros.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img