-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

OBSH dyshon se lia e majmunit është përhapur prej muajsh e ndoshta edhe me vite – pa e vërejtur askush

Në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dyshojnë se numri i të infektuarve me linë e majmunit prej muajsh e ndoshta edhe me vite, është rritur pa u vërejtur nga askush.

Ata njoftuan sot se këtë sëmundje ngjitëse e kanë 550 persona në 30 shtete të botës. Ndërsa kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ekzistojnë indikatorë se virusi është prezent jashtë Afrikës Perëndimore dhe asaj Qendrore – në rajonet ku banorët atje janë sëmurë dhe tani është përhapur pa u vërejtur nga askush.

Mjekja Rosamund Lewis nga OBSH ka deklaruar se ekziston mundësia që ka qenë prej muajsh e ndoshta edhe vite. Ajo theksoi se është e rëndësishme të përcillen kontaktet e të infektuarve, të izolohen ata që janë infektuar me qëllim që të ndalet lija e majmunit.

Ghebreyesus ka ripërsëritur se të infektuarit janë kryesisht homoseksualë – duke rikujtuar se virusi mund të bartet me kontakt fizik. Madje ka bërë apel që të infektuarit të mos stigmatizohen.

Në Amerikën Veriore dhe Evropë deri më tani nuk është raportuar për ndonjë rast me vdekje në mesin e të infektuarve, shkruan CNBC.

Simptomat e këtij virusi janë temperatura e madhe, kokëdhembja, dhimbje të muskujve, lodhje, kruarje dhe irritim lëkurë – kryesisht në fytyrë, duar dhe këmbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img