1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

O’Brien paralajmëron Kurtin: Ndërpriti veprimet e pakoordinuara, ndikojnë negativisht në partneritetin tonë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka reaguar pas aksionit të Qeverisë së Kosovës në veri që rezultoi me mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës.

O’Brien tha se e mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe i bëri thirrje urgjente kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalë veprimet e pakoordinuara me miqtë ndërkombëtar.

Në një postim në rrjetin “X”, O’Brien tha se SHBA është e shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës.

”SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjitha palët. I bëjmë thirrje urgjente kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, tha ai.

Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës e detyruan edhe një herë në orët e vona të mbrëmjes që të reagojë Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Ishte një aksion i Policisë së Kosovës për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës ai që provokoi reagimin e ashpër amerikan, të cilët u shprehën të zhgënjyer “me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës”.

Në reagimin e SHBA-së thuhet se veprimet e fundit nuk janë në përputhje me premtimet e bëra nga Qeveria për koordinim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img