Site icon PrishtinaPress

O’Brien: Kosova dhe Serbia të plotësojnë obligimet e dialogut, të evitojnë çfarëdo provokimi në Veri

Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media ka folur për rajonin e Ballkanit dhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

O’Brien ka thënë se në rajon janë tri vende për të cilat duhet një vëmendje e veçantë. Ai ka nisur me Dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për situatën në Veri të Kosovës, duke thënë se SHBA mbështet përpjekjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak në procesin e dialogut.

Ai tutje ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin detyrimet e tyre në dialog dhe sipas O’Brien është shumë e rëndësishme që të dy vendet të evitojnë çfarëdo veprimi provokativ në Veri të Republikës së Kosovës.

“Janë tri vende që kanë nevojë për vëmendje shtesë. Mbështesim përpjekjet për dialog nga Lajcak. Bëjmë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që të plotësojnë obligimet e tyre në dialog. Është e rëndësishme që të dy vendet të evitojnë çfarëdo veprimi provokativ në Veri”, ka thënë O’Brien.

Ai tutje ka përmendur bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in sa i përket situatës në Veri dhe ka thënë se janë të kënaqur me bashkëpunimin dhe se presin që një gjë e tillë të vazhdojë edhe më tej.

“Dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe trupat e NATO-s Presim që kjo të vazhdojë në vazhdim”, ka thënë O’Brien.

Ai ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve në Serbi dhe për veprimet anti-kushtetuese të Millorad Dodik në Bosnje e Hercegovinë.

Exit mobile version