5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

O’Brien kërkon themelimin e Asociacionit

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Azinë dhe Evropën, James O’Brien, tha se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi, por edhe se më e rëndësishmja është që “serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”.

Duke folur për Radio Televizionin e Serbisë [RTS] sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, O’Brien tha se është e nevojshme të respektohen marrëveshjet.

Gjithashtu, ai tha se drafti i Statutit duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe që të ketë një diskutim më të gjerë që serbët në Kosovë të integrohen si në jug ashtu edhe në veri.

“Edhe Asociacioni është një hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të bëhet përparim edhe para se të formohet Asociacioni. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht dhe ne punojmë për të gjitha këto në të njëjtën kohë. Angazhimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur u nënshkruan për herë të parë. Nuk mund të premtoj një afat, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”, tha O’Brien.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vendi ku zhvillohet biseda mes dy palëve, por se ata janë shumë aktiv në terren.

“Është e rëndësishme të mbrohen qytetarët e të gjitha kombësive”, tha ai.

Ai tha se qëllimi është që të diskutohen çështje praktike. Domethënë si të shpejtohet qarkullimi i mallrave, prandaj është në interesin e të gjithëve që të hapen pikëkalimet kufitare dhe lënda e parë nga Serbia të hyjë në Kosovë.

“Hapja e pikave kufitare është një sukses”, tha zyrtari amerikan.

O’Brien e vlerësoi qeverisë dhe faktin që ajo nuk i koordinon lëvizjet e saj me SHBA-në si dëshirë të Qeverisë së Kosovës për të treguar fuqinë e tyre, duke bërë më pak për popullin.

“Ka pasoja për këtë. Më e madhja ishte kur shtetet e mëdha të Evropës nuk e lejuan Kosovën të anëtarësohej në Këshillin e Evropës. E gjithë kjo sepse nuk ka koordinim”, tha O’Brien.

Ai shtoi se nuk do të insistojë në sanksione ndaj Kosovës. Siç tha ai, sepse ato aplikohen kur bëhet fjalë për korrupsionin apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img