Duo nga Prishtina, Oborri kanë lansuar këngën e tyre të re, Alfabeti ecën vet. Këngën, tekstin dhe produksionin e kanë realizuar vetë dyshja, Tomor Kuçi dhe Arbër Salihu.
Kënga shoqërohet nga një videoklip i animuar në stil të videolojërave të vjetra, ku protagonistët (Oborri) dëshirojnë ta çlirojnë botën me anë të Abetares dhe shkronjave. Videon e kanë realizuar Gëzim Ramizi dhe Bimz.
Oborri kanë paralajmëruar lansimin e albumit të tyre të parë në fund të këtij viti.