Pas lajmit se ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në QKUK për të vizituar babanë e tij të sëmurë, oborri i kësaj klinike është mbushur me qytetarë.
Gazeta Nacionale sjell fotografi ku shihet një numër i madh i njerëzve që kanë dal për të parë Hashim Thaçin kur te largohet nga klinika ku është i shtrirë babai i tij.
Në oborrin e QKUK-së shihet edhe një numër i madh i mediave.
