Me leje të Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit, është ndërtuar një objekt kishtar i quajtur “Vizitatorium”, mbi vendbanimin arkeologjik të Budrigës në Komunën e Parteshit.
Arkeologu që ka udhëhequr ekspeditat në atë pjesë, Shafi Gashi, thotë se vendbanimi është shumë i rëndësishëm, sepse janë gjetur artefakte që dëshmojnë autoktoninë ilire.
Gashi pohon se vendbanimi është dëmtuar shumë nga ndërtimi i ri.
Por, nga Ministria thonë se punimet nuk dëmtojnë asgjë dhe se objekti është ndërtuar për nevoja të qytetarëve të atjeshëm. /Klan Kosova/