8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Objekti i ri i FShMN-së do të ndërtohet në lagjen “Bregu i Diellit”, punimet do të fillojnë më së largu në fillim të shkurtit

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) do të ndërtohet në zonën e Fakultetit Teknik në lagjen “Bregu i Diellit”.

Kështu është bërë e ditur për Telegrafin nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

Sipas përgjigjes së rektoratit, aktualisht ka filluar rrethimi i parcelës ku do të ndërtohet objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore.

Nga Rektorati thonë se brenda këtij muaji ose në fillim të muajit tjetër do të fillojë ndërtimi i këtij objekti.

“FSHMN-ja do të ndërtohet në zonën e Fakultetit Teknik në ‘Lagjen Bregu i Diellit’. Ju njoftojmë që aktualisht ka filluar rrethimi i parcelës ku do të ndërtohet objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore. Bazuar në planifikimet aktuale, brenda këtij muaji ose në fillim të muaji tjetër, më së largu, do të fillojë ndërtimi i objektit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.

Po ashtu, bëhet e ditur se sa i përket planifikimet për ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik janë në fazën fillestare.

“Ndërkaq, planifikimet për objektin e Fakultetit Ekonomik janë në fazë më fillestare”, kanë thënë nga Rektorati i UP-së “Hasan Prishtina”.

Ndryshe, ditë më parë rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, e kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objekteve të reja të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img