Site icon PrishtinaPress

Obiliq/ I mituri kapet me vëllain e tij, e ekspozon edhe thikën – nëna detyrohet ta raportojë në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta.

Një konflikt familjar ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Obiliq, ku një person dyshohet se është kapur me vëllain e tij dhe për pasojë përfundoi në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është i moshës së mitur, i cili gjatë konfliktit me vëllain, po ashtu i mitur, ka ekspozuar edhe një mjet i mprehtë (thikë).

Rasti është denoncuar në Polici nga nëna e tyre, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa thika është sekuestruar nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast ndaj të dyshuarit.

Exit mobile version