Home Baner Obiliq, arrestohet një person për vjedhje të rënda

Obiliq, arrestohet një person për vjedhje të rënda

Një person është arrestuar në Obiliqi, të martën, për disa vjedhje të rënda.

Në njoftimin e policisë thuhet se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, dhe janë kryesisht vjedhje nga veturat.

I dyshuari A.G. ishte në kërkim nga muaji gusht i vitit 2022.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku shtatë raste të vjedhjeve të rënda./Prishtinapress/

Exit mobile version