2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Obama publikoi listën e filmave të preferuar të vitit 2022

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, publikoi listën e tij për filmat më të mirë të vitit 2022, ndërsa tërhoqi vëmendjen për shkak të një përzgjedhjeje.

61-vjeçari publikoi në Twitter një listë të realizimeve më të mira filmike të vitit 2022, sipas tij. Dhe një film nga lista mori vëmendjen e përdoruesve të këtij rrjeti social. Gjegjësisht, bëhet fjalë për trilerin kriminalistik, “Emily the Criminal”.

 

 

Filmi portretizon Emily Benetto (të luajtur nga aktorja Aubrey Plaza), një femër në borxhe që përpiqet të shlyejë kreditë e saja studentore, por e paaftë për të gjetur një punë të paguar mirë për shkak të një dënimi për krim.

Duke shpërndarë ushqimin, ajo ia del mbanë derisa një koleg e lidh me një blerës që është i angazhuar në biznes të paligjshëm dhe i cili i premton një tarifë prej 200 dollarësh për orë.

Meqenëse tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, përfundimisht zbulohet se biznesi është i lidhur me një rrjet mashtrimi me karta krediti.

Është interesante se shumë besojnë se filmi “Emily the Criminal” përshkruan ekonominë e keqe dhe të paqëndrueshme, siç u krijua gjatë administratës së Obamas.

Për shkak të zgjedhjes së filmit të ish-presidentit, përdoruesit e Twitter shkruanin komente ironike dhe nuk kanë munguar shakatë në rrjetet sociale. /Prishtinapress/

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img