1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Obama kërcënon Putinin me “konflikt të armatosur”

“Kjo do të thotë luftë”. Ky është titulli qe i ka vendosur shkrimit “Express.co.uk“, ku thotë se Presidenti ne largim, Barack Obama ka paralajmëruar dhe kërcënuar Presidentin rus Vladimir Putin, se sulmet kibernetike të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, mund të çojnë në një konflikt të armatosur.
Më 31 Tetor, Obama ka përdorur linjën emergjente mes Uashingtonit dhe Moskës për të paralajmëruar Putinin se, çdo përpjekje për të influencuar zgjedhjet amerikane do të konsiderohet si një “çështje e rëndë”.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, pjesë e mesazhit transmetuar Rusisë ka qenë: “Ligji ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin për konfliktin e armatosur, aplikohet edhe për veprimet në kibernetikë”, raporton “Express”.

NBC Neës ka raportuar se Obama përdori shprehjen “konflikt i armatosur” gjatë diskutimit.
Pasi miliona amerikanëve iu bllokua aksesi në faqet online më popullore në vend më 21 tetor, inteligjenca amerikane tashmë beson se, pas kësaj kanë qenë hakerat rusë, të cilët përgatiteshin për të sulmin e vërtetë kibernetik ditën e zgjedhjeve.
Shtëpia e Bardhë morri vendimin historik për të përdorur linjën e emergjencës për herë të parë në presidencën e Obamës, teksa zyrtarë të shumtë të inteligjencës që pretendonin se, përdorimi i linjës emergjente tregonte se sa serioze ishte bërë situata, raporton panorama.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi përdorimin e linjës.
James Stavridis, ish kreu i NATOS-s, tha: “Është një hap dramatik të ngresh atë telefon dhe ta përdorësh”.
Në një konferencë shtypi të premten, Obama deklaroi se mesazhi i tij për Putinin ishte një sukses.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img