Kongresi amerikan do të vazhdojë traditën e saj 200 vjeçare të ceremonisë së betimit të presidentëve.
E në 20 janarin e 2017, fatin për inaugurim si President i SHBA-së e pati Donald Trump nga radhët e republikanëve, që fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor të 2016, njofton Klan Kosova.
Por agjenci të ndryshme tashmë kanë publikuar dhe statistikat të cilat përkojnë më ndjenjën e amerikanëve që kanë ndaj Presidentit në ardhje Donald Trump krahasuar me atë në largim Barack Obaman.
Në shifrat e para të publikuara nga BBC, del të jetë që në ditën e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump, do të jenë pjesë rreth 800 mijë deri në 900 mijë persona – shifër kjo jo dhe e papritur.
Sigurisht që të dhënat e tilla tregojnë më së miri atë se çfarë duan amerikanët, pasi në inaugurimin e Presidentit Obama atë botë në 2009 shihej krejt diçka tjetër.
Më shumë se 1.8 milion njerëz ishin pjesë betimit presidencial në 2009 ku drejtimin e Shtëpisë së Bardhë do e bënte Presidenti aktual në largim Barack Obama, njofton Klan Kosova.