Site icon PrishtinaPress

OAK përkrah taksën ndaj Serbisë, thotë se prodhimet vendore u rritën 30 përqind

Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK), organizoi konferencë për media, lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet si dhe efektet e taksës 100%.

Hysni Zogaj anëtar i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, theksoi se sektori i minierave dhe mineraleve ka probleme të shumta në të bërit biznes.

Zogaj tha se problemet më të theksuara në të bërit biznes janë udhëzimet administrative që janë në kundërshtim me ligjin, siç janë taksat e dyfishta, kufizimi i koncesioneve e të tjera.

Sipas tij, këto barriera e bëjnë të pamundur zhvillimin e këtij sektori.

“Ne i kemi bërë kërkesë kryeministrit dhe ministres së Bujqësisë që këto udhëzime administrative që janë në kundërshtim me ligjin të hiqen. Përndryshe, nëse nuk hiqet bizneset do të jenë të revoltohen”, tha Zogaj.

Ai foli edhe për taksën 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ku tha se kjo odë e përkrah taksën, ngaqë sektori prodhues ka rritur prodhimin 35 përqind.

Ndërsa, Burim Piraj nga kompania “Meka”, tha se taksa 100 përqind ka ndikuar në rritjen e prodhimit dhe zhvillimit bizneseve.

Piraj tha se edhe vendosja e flamujve ka ndikuar pozitivisht tek bizneset.

“Ne si OAK jemi për respektimin e të drejtave për treg të lirë. Por çka po na qet në pah taksa? Kompanitë patën rritje për 30 përqind”, tha Piraj.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Ismet Kalanderi pronar i kompanisë “Liri”.

Exit mobile version