SHKRUAN : NEHAT JAHIU
Që nga përfundimi i luftës së vitit 2001 partitë politike shqiptare qoftë në pozitë apo opozitë gjithnjë kanë dal me kërkesat e tyre që çështja e ish veteranve të ushtarëve të Ushtrive Çlirimtare Kombëtare, invaledve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit të zgjidhet me ligj të posaçëm dhe të zgjidhet statusi i tyr njëherë e përgjithmonë siç është rregulluar statusi i branitelave. Kjo çështje ka mbetur edhe e pazgjidhur sot e kësaj dite edhe pse shumë është biseduar, por deri më ditët e sotme akoma nuk u zgjodhë statusi i veteranve, invalidve dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit.
Kjo çështje nuk ka mbetur asnjëherë pa u përmendur jo vetëm nga partite politike shqiptare, por edhe nga Shoqata e e Veteranve te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe nga shumë personalitete publike shqiptare në Maqedoni. Nuk e di sa e sa here është folur e përfolur në shumë tebate televizive. Sa e sa here është shkruar në mediat e shkruar dhe deri më sot kjo çështje ka mbetur pa asnjë rezultat konkretë.
Shkurt e shqip kaluan kaq vite dhe statusi i të lartpërmenduve ka mbetur akoma i pazgjidhur. Nuk mbaj mend që nga përfundimi i luftës së vitit 2001 që në ndonjë cikël zgjedhor qofshin ato zgjedhje parlamentare apo komunale që janë mbajtur në Maqedoni dhe të mos ishte brohoritur UÇK, UÇK ose të mos ishin përmendur Dëshmorët e Kombit dhe familjet e tyre. Kjo nuk ka ndodhur vetëm gjatë kampanjave zgjedhore, por emri UÇK, invalid të luftës dhe Dëshmorët e Kombit janë përmendur në çdo përvjetor të rënies së tyre apo për ndonjë rast tjetër, por statusi i tyre mbeti vetëm një kërkesë gojore ose në letër pa zgjidhje konkrete.
Sot e kësaj dite pa u zgjidhur ka mbetur statusi i njerëzve më të merituar të kombit,kategori më e merituara e popullit shqiptar që dhanë aq shumë kontribut, gjak e jetë të mbeten pa një status të zgjithur për ta dhe familjet e tyre siç u zgjodh për palën tjetër. Ky është një absurd mbi absurdin.
Nëse kthehemi edhe në kohën tani shumë të afërm në zgjidhjet e 11 dhejetorit të vitit 2016 goja e kanditatve për deputetë, liderëve partiak dhe… ishte e mbushur në kampanjat e tyre zgjedhore vetëm me brohoritje ÇÇK, UÇK, vetëm e vetëm për të grumbulluar vota, ndërsa nëse ndalemi tani dhe bëjmë një analyze shumë të thjeshtë kur tani kanë filluar të karkulohen shumë kërkesa nga partitë politike shqiptare për formimin e kualicioneve për formimin e qeverisë me dy partite politike të palës maqedonase askund deri më sot nuk kam dëgjuar apo nuk kam lexuar për një kërkesë për zgjidhjen e kategorisë së njerëzve të lartpërmendur më lartë siç janë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Invalidve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit.
Unë mendoj se si kërkesë dhe kushtëzim më prioritar tani për të hyrë në qeveri duhet të vihet në tavolinën e bisedimeve me partitë maqedonase zgjithje çështjes së statusit të pazgjidhur dhe që është trumbetuar aq shumë me vite të tëra dhe kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur.Unë nuk do e kuptoja asnjë bisedë , kërkesë, kushtëzim të të gjitha partive politike shqiptare për hyrjen e tyre në qeveri pa parashtrimin e çështjes së pikës më të ndieshme zgjidhjen e statusit të veteranve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Invalidve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit.
Shumë çështje të ndjeshme që i tangojnë shqiptarët për të cilët është koha e fundit që njëherë e përgjithmonë, o sot, o kurrë duhet shtruar në tryezën e bisedimeve me palën maqedonase që ka kohë që presin kohë të tejkaqluar pa një zgjidhje adekuate, por besoj sa tani është një kohë ku shqiptarët duhet të jenë të gjithë unik në parashtrimin e të gjitha kërkesave që të marrin fund njëherë e përgjithmonë që populli shqiptar të jetë I barabartë në çdo aspekt me popullin maqedon, por gjithn jë duke mos e anashkuluar edhe këtë here këtë pike shumë të rëndësishme zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
Me keqardhje do e them se shume kërkesa kam dëgjuar se do jenë shumë prioritare që kanë shumë rëndësi për shqiptarët, por nëse edhe kjo kërkese nuk parashihet dhe nëse shqiptarët do të futen në qeverinë e ardhshme pa zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve dhe familjeve të dëshmorëve, atëherë besoj se këtë nuk duhet të ia falim asnjëherë I tërë populli partive politike shqiptare. Jo që populli nuk do ia falë, por nuk do ia fal as historia dhe do I mallkoj edhe Zoti.
Besoj dhe kam bindje se një gjë kaq e vonuar tani e ka kohën për ta zgjidhur. Edhe pse është shumë vonë, por do të kisha thënë fjalët popullore më mire vonë se kurr. Mbetem me shpresë dhe kam bindje se këtë pike nuk do e anashkalojnë sëaku këtë radhë.