0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“O djalë”, “mos ofendo”, përplasje mes deputetit të VV’së dhe ish-kryesuesit të ZRRE’së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, është përplasur verbalisht me ish-kryesuesin e Bordit të ZRRE’së, Ali Hamitin, derisa ky po intervistohej në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Gjithçka nisi pasi Rexha i tha Hamitit se po e arsyeton dhe relativizon të blerjeve të energjisë nga kompania e Vukhamoviqit dhe kompanitë tjera.

“S’është pyetje për mu”, tha Hamiti.

Pasi Rexha e përsërit pyetjen, Hamiti i kthehet deputetit të VV’së me “o djalë”, duke i thënë se “s’po merr vesh”.

Rexha pastaj i thotë që të mos e ofendojë.

Më pas ka ndërhyrë edhe kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa, i cili tha që pyetjet të bëhen vetëm për periudhën që po hetohet dhe përgjegjësitë e ZRRE’së.

“A bën unë me marr fjalën e mos me më ndërpre as ti as Hamiti. S’jeni tu më lanë me fol”, tha tutje Rexha.

“Janë shpall tendere. Tenderët kanë qenë publikë. Ka pas kush me I kontrollu, S’i ka kontrollu ZRRE’ja. S’ka qenë përgjegjësi e jonë dhe pikë””, i është përgjigjur pastaj Hamiti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img