Nxirret trupi i pajetë i regjisores së njohur, Burbuqe Berishes nga objekti i Ministrisë së Kulturës. Regjisorja vdiq sot në moshën 51 vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës.
Lajmi për vdekjen e saj i pikëlloi gjithë bashkëpunëtorët e saj të cilët dhimbjen e shprehën përmes rrjeteve sociale.
Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë.
Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.